Vetëvrasjet tek spitalet COVID, Presidentja e Urdhrit të Psikologut: Ka edhe në banesa

Aktualitet
Vetëvrasjet tek spitalet COVID, Presidentja e Urdhrit të Psikologut:

Presidentja e Urdhrit të Psikologut, Valbona Tresa e ftuar në rubrikën ‘’Opinion’’ ka komentuar dhe analizuar vetëvrasjet seri tek spitalet COVID-19, ku vetëm dje u shënua dhe rasti i 5-të te ‘’Shefqet Ndroqi’’.

Tresa thotë se ky fenomen tashmë është përhapur jo vetëm në spitale, por edhe në banesa në Shqipëri. Ajo thekson se kjo vjen nga stresi i lartë që po përjeton popullata shqiptare ku thekson se nga maji deri në nëntor niveli i tij është shumëfishuar tashmë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sa i përket spitaleve COVID, Treska konfirmon se Urdhri i Psikologut ka kërkuar që të ketë nga një psikolog për të paktën 1 ose 2 pavione. Gjithsesi sipas saj puna e psikologut në këto spitale nuk është e njëjtë si kushtet normale, e para pasi vetë disa psikologë nuk e përballojnë dot situatën, e dyta prej veshjeve që pamundësojnë komunikimin normal dhe e treta prej zhurmës së aparaturave trajtuese.

Treska kërkon nga çdo pacient me COVID-19 që të ketë një qasje më të butë emocionale ndaj virusit pasi ankthi dhe stresi vetëm sa dobëson imunitetin.

”Më lejoni së pari t’i shpreh ngushëllime familjeve që kanë humbur të dashurit e tyre nga COVID-19. Veçanërisht ata që i kanë humbur në mënyrë më tragjike.

Një fenomen që ka marrë përmasa të gjera, ne e ngremë dhe mes koelgësh por dhe takimet mes ekspertësh që mos e bëjmë kaq shumë mediatike mënyrën si ndodh një vetëvrasje në mënyrë mos modelohet dhe tek të tjerët. Kemi raste të ngjashme, dhe këtë e ngre shqetësim për mjekët, psikologët e gazetarët. Pra kemi modele që kemi zinxhir veprimesh.

Kemi pasur disa vite më parë të dëshmitarëve të Jehovait, do donim të flisnim për gjendjen psikologjike të të sëmurëve.

Kemi pasur situata suicidi edhe në banesa, nuk mund të anashkalojmë këtë fakt. Ësthë e vërtetuar që COVID-19 shkakton probleme shumë të vështira në psikikë.

Po t’ir eferohesh dhe deklaratave të mjekëve, konstatohet se mungesa e oksigjenit sjell probleme të shëndetit mendor. Kemi konstatuar që në fillim që kjo sëmundje ka dozë të rëndë psikologjike.

Kushdo që e ka kaluar, frika më e madhe e një individi është nëse do ja dalë deri në fund sëmundjes ose jo. Nëse do kalohej si një grip i zakonshëm nuk do përjetohej kaq. Por jemi në nivel pandemie dhe është përjetuar kaq. Ajo që ndodh në psikologjinë e njeriut është frika për jetën. Frika më e madhe e njeriut është ajo e ekzistencës. Aty të preket ekzistencë jote. Niveli i ankthit dhe stresit rritet.

Sa më shumë në ankth dhe stres që të jemi, aq më pak imunitet kemi dhe aq më pak bën trupi për të përballuar sëmundjet.

Duhet të kemi të gjithë të kemi një qasje më të butë emocionale ndaj COVID-19.

Ne kemi ngritur që në fund të marsit, një grup psikologësh për suport psikologjik ndaj qytetarëve me COVID-19 apo familajrëve. U dha për 2 muaj një ndihmë e madhe. Morëm rezultate nga këto.

Morëm rezultate, i përpunuam, dhe na dolën nivel i lartë stresi në popullatë në maj. Nga maji në nëntor është shumëfishuar stresi. Që në maj kemi kërkuar shtim të psikologëve në institucione për të zbutur stresin. Kemi pasur një bashkëpunim me MASR. Jemi në fund të procedurave të dyfishimit të psikologëve në shkolla. Paralelisht kemi kërkuar shtimin e psikologëve në sistemin shëndetësor.

Janë bërë goxha hapa pozitivë, në COVID-1 ka një ekip psikologësh në rotacion me ekipin e QSUT. Ndërkohë ka nisur prej kohësh tek COVID-2 shërbimi psikologjik. Kemi rekomanduar që të mund të fusim një psikolog për 1-2 pavione për të sëmurë. Jemi në pritje. Kemi bërë gati dhe një set materialesh për trajnim të psikologëve që punojnë në QSUT, për udhëzime lidhur me mënyrën si duhet trajtuar një pacient me COVID-19 dhe familjarët.

Aktualisht po punojmë për spitalet COVID-3 e COVID-4. Nuk është e lehtë që psikologu të punojë në këto spitale. E vështirë që me ato veshje si mjekët të kenë një komunikim normal. Një nga psikologet që ka punuar më tha se 50-60% e komunikimit është shumë e vështirë të kuptohet se kush po e thotë. Po ashtu dhe zhurma nga aparatet aty.

Ka probleme që mund të mos mendohen dhe që ky shërbim i psikologut brenda këtyre spitaleve jepet si në kushte normale. Ne e përjetojmë totalisht ndryshe nga jashtë, por është shumë e vështirë kur hyn në spitale. Kemi pasur psikologë që nuk e kanë përballuar dot. E rëndë që të përballen me vdekjet aty etj.

Ka stafe mjekësore të ezauruara psikologjikisht. Ndonjëherë i trysnojmë që janë në situata jo komode për ta. Është situatë shumë e vështirë dhe këta do na duhen edhe nesër. Ndoshta është momenti t’i lëmë të qetë.”- tha Treska.

ME TE LEXUARAT