Vazhdon shkatërrimi i pyllit të Amazonës

Bota
Vazhdon shkatërrimi i pyllit të Amazonës

Shpyllëzimi i Amazonës po vijon me ritme shumë të shpejta, në një nivel shumë të lartë krahasuar me vitet e fundit.

Sipas të dhënave nga agjencitë e vendit bëhet me dije se në total janë shkatërruar 11,088 km katrore pyje shiu nga gushti 2019 deri në korrik 2020. Të dhënat tregojnë se krahasuar me vitin e kaluar shpyllëzimi është rritur me 9.5%.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shkencëtarët thonë se pylli i Amazonës ka pësuar humbje me një ritëm më të përshpejtuar që kur Jair Bolsonaro mori detyrën në janar 2019.

Presidenti brazilian ka inkurajuar aktivitetet e bujqësisë dhe minierave në pyjet më të mëdha në botë.

Amazon është shtëpia e rreth tre milion specieve të bimëve dhe kafshëve, dhe një milion njerëz autoktonë.

Shifrat e reja janë paraprake, pasi statistikat zyrtare do të publikohen në fillim të vitit të ardhshëm. Pas shumë reagimesh nga ambientalistët, Brazili ka vendosur që të ngadalësojë ritmin e shpyllëzimit me 3,900 km katrorë në vit./tvklan.al

 

ME TE LEXUARAT