Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

U kritikua për skulpturën e Adem Jasharit, flet autori: Jam berber

Alban Buxhovi, autor i shtatores së komandantit legjendar Adem Jashari, ka deklaruar se është berber me profesion.

Ai ka folur për krijimin e shtatores së “Adem Jasharit” në një qendër tregtare në Prizren, e cila u largua për shkak të kritikave të shumta që mori.

Teksa foli në emisionin “Frontal”, Buxhovi tha se shtatoren e ka punuar jashtë në oborr pasi nuk ka punishte, sepse krijimin e shtatoreve e ka hobi dhe jo profesion.

“I kam marrë për zemër kritikat unë dhe familja ime. Pasi u vendos aty erdhën komente negative, nuk e kam pritë kaq shumë me pas kritika, ka pas shumë vlerësime, por unë ju kam përkushtuar shumë përmendores së Adem Jasharit, kam punuar tre muaj me shumë përkushtim vetëm me realizuar shtatoren, kam punuar deri në 12:00 të natës, jashtë në oborr se s’kam punishte.

E kam hobi, se unë me profesion jam frizer (berber)”, tha Buxhovi në T7.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet