Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

U kap duke transportuar emigrant të paligjshëm, pranga 24-vjeçarit

Gjirokastër

U kap duke transportuar një emigrant të paligjshëm kundrejt fitimit, bie në pranga 24-vjeçari.

Sekuestrohet një automjet.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve në DVP Gjirokastër, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasin A. Sh., 24 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi mesditën e datës 30.11.2020, në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit”, u kap duke transportuar me automjetin e tij tip “Mercedez Benz”, një emigrant të paligjshëm, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti që drejtonte shtetasi A. Sh.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet