Tirana nxjerr 36 deputetë në 25 prill, Celibashi dërgon draftin për miratim

Politikë
Tirana nxjerr 36 deputetë në 25 prill, Celibashi dërgon draftin

Shqipëria duket se do të ketë një ndarje të re mandatesh mbi bazën e qarqeve.

Kryetari i komisionit qendror të zgjedhjeve Ilirjan Celibashi i ka dërguar për miratim anëtarëve të Komisionit Rregullatorit shpërndarjen e mandateve sipas zonave zgjedhore.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas projektvendimit Tirana bëhet me 36 deputet ndërkohë Dibrës dhe Gjirokastrës i ikën një mandat.

Sipas formulës së re të përllogaritjes numri mesatar i votave në rang republike për 1 deputet është mbi 32 mijë e 400 vota.

Shpërndarja e mandateve është si më poshtë:

Qarku Berat – 7 (shtatë) mandate

Qarku Dibër – 5 (pesë) mandate

Qarku Durrës – 14 (katërmbëdhjetë) mandate

Qarku Elbasan – 14 (katërmbëdhjetë) mandate

Qarku Fier – 16 (gjashtëmbëdhjetë) mandate

Qarku Gjirokastër – 4 (katër) mandate

Qarku Korçë – 11 (njëmbëdhjetë) mandate

Qarku Kukës – 3 (tre) mandate

Qarku Lezhë – 7 (shtatë) mandate

Qarku Shkodër – 11 (njëmbëdhjetë) mandate

Qarku Tiranë – 36 (tridhjetegjashtë) mandate

Qarku Vlorë – 12 (dymbëdhjetë) mandate.

ME TE LEXUARAT