Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Të infektuar në shkolla dhe fasoneri, ku janë rastet e reja me Covid në Vlorë

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi sot 16 raste të reja me koronavirus në Vlorë.

Mësohet se nga rastet e sotme në Vlorë, është konfirmuar pozitiv një mësues në Babicë.

Te prekur kanë rezultuar edhe dy nxënës në qytetin e Vlorës. Po ashtu janë konfirmuar një rast pranë Ujësjellësit, një fasoneri, një në Pashaliman dhe një rast pranë IEPV Vlorë. Ndërkohë, të tjerat janë raste kontakti.

Situata e pandemisë në vend vijon të jetë shqetësuese. Gjatë 24 orëve të fundit ministria njoftoi 832 raste të reja dhe 12 humbje jete.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet