Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Si i shpëtoi atentatit në Lezhë biznesmeni, gjendet arma e krimit

Plagosje me armë zjarri në autostradën Lezhë-Milot. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 17:20 pranë një lokali ku janë dëgjuar të shtëna dhe ka mbetur i plagosur 42-vjeçari Aleksandër Deda, që njihet si biznesmen në Lezhë.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërkohë që nuk dihen motivet e krimit. I plagosuri është nisur në spitalin e Traumës në Tiranë.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se dyshohet për një atentat ndaj 42-vjeçarit.

Ndërkohë policia është vënë në ndjekje të autorëve dhe rreth 5 km nga vendi ku ndodhi plagosja ka gjetur një automjet tip “Audi” duke u djegur.

Brenda automjetit është gjetur edhe një armë zjarri, që dyshohet të jetë arma e krimit.

E gjithë policia është përqendruar pranë automjetit të djegur, të cilit sipas burimeve i ishin hequr targat para se t’i vihej flaka.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet