Shuhet nënkryetari i Shkupit dhe biznesmeni i njohur shqiptar

Aktualitet
Shuhet nënkryetari i Shkupit dhe biznesmeni i njohur shqiptar

Ndahet nga jeta nënkryetari i Shkupit dhe biznesmeni i njohur shqiptar, Enver Maliqi.

Duke mos përmendur arsyen e vdekjes, nga Qyteti i Shkupit përmes një njoftimi në faqen zyrtare në rrjetet sociale theksojnë se “humbëm një njeri me vlera të larta”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Me keqardhje ju informojmë se sot ndërroj jetë afaristi i njohur shkupjan Enver Maliqi .

Njeriu që kontriboi në zhvillimin e ekonomisë së shtetit dhe shoqërisë në përgjithësi.

Ngushëllime familjes Maliqi dhe gjithë shoqërisë.” thuhet në postim.

Në zgjedhjet lokale të vitit 2017, Maliqi u zgjidh anëtar i Këshillit të Qytetit të Shkupit nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BD), ndërsa më pas u emërua zv/kryetar i Qytetit të Shkupit nga ana e kryetarit Petre Shilegov.

Maliqi ka qenë i njohur si një biznesmen i suksesshëm në Maqedoninë e Veriut dhe vendet e rajonit, duke poseduar kompani në fushën e shpërndarjes së mallrave, patundshmërive, si dhe hoteleve.

ME TE LEXUARAT