Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Sekuestrohen tre mjete me lëndë drusore në Tiranë, nis procedimi penal për tre persona

Policia e Tiranës vijon zbatimin e planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.

Gjatë një aksioni të fundit janë kapur duke transportuar lëndë drusore pa dokumentacionin përkatës 3 shtetas, ndaj të cilëve ka nisur procedimi penal, si dhe janë sekuestruar 3 mjete me lënda drusore.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4, në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se në rrugën e Dajtit, disa persona po transportonin lëndë drusore pa dokumentacionin përkatës, dhe në vijim të kontrolleve të ushtruara, konkretisht në guroren e ish-minierës, kanë konstatuar 3 automjete të ngarkuara me 12m3 lëndë drusore, për të cilën drejtuesit e mjeteve nuk dispononin dokumentacionin përkatës.

Në përfundim të veprimeve filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit S. H., 25 vjeç, E. M., 23 vjeç dhe L. C., 54 vjeç dhe materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet