Prokuroria e Kukësit “përplaset” për çështjen e Fjolla Morinës

Aktualitet
Prokuroria e Kukësit “përplaset” për

Prokuroria e Kukësit përplaset për çështjen e Fjolla Morinës. Drejtuesja e prokurorisë ka dalë kundër prokurorit të çështjes dhe kërkon që këngëtarja të gjykohet për trafik armësh në bashkëpunim me dy të tjerët Fisnik Syla dhe Fitim Muja.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërkohë prokurori i çështjes ka ngritur akuzë vetëm për Fjollën për armëmbajtje dhe ka kërkuar pushimin për dy të tjerët.

Fjolla u arrestua në pikën kufitare të Morines, së bashku me Sylën dhe Mujën, pasi gjatë kontrollit të ushtruar, policia i gjeti një pistoletë me 23 fishekë.

ME TE LEXUARAT