Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Për pak ditë dilte në pension, Covid-19 i merr jetën infermieres

Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se ka ndërruar jetë tri ditë para daljes në pension infermierja Vjollca Berisha, e cila ishte e infektuar me koronavirus.

Në njoftim thuhet se megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të stafit shëndetësorë, infermierja Berisha nuk e fitoi betejën me këtë virus të rrezikshëm.

“Vjollca Berisha (1955-2020) në spital të gjithë kemi thirre me emrin motra Voca, sot u nda nga jeta tre dite para pensionimit. Në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë punoj me shume se 45 vite, duke qene çdo here afër pacientëve .

Megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të stafit shëndetësorë, motra Voc nuk e fitoi betejën me këtë virus të rrezikshëm.

Do ta kujtojmë gjithmonë për urtësinë e saj, për punën e palodhshme, ishte shume e nderuar në mesin e punëtorëve shëndetësorë dhe shume e dashur për pacientët.

Menaxhmenti, kolegët, gjithë stafi i Spitalit ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve.

Ju rikujtojmë qytetarëve se spitalet po mbushen, të mos e ulin vëmendjen për zbatimin e rregullave dhe masave për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm që prek këdo, pa dallim”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet