Pasojat e pandemisë do të ndikojnë në rritjen e nevojës për ndihmë humanitare

Bota
Pasojat e pandemisë do të ndikojnë në rritjen e nevojës

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinim të Çështjeve Humanitare ka thënë se “shoku” i pandemisë së koronavirusit ka nxitur një rritje të pashembullt të nevojës për ndihmë, duke vlerësuar se pothuajse një çerek miliardi njerëz do të kërkojnë ndihmë më 2021.

Në raportin e saj vjetor të publikuar më 1 dhjetor, kjo Zyrë ka thënë se parashikon rritje prej 40 për qind të numrit të personave që do të kenë nevojë për ndihmë humanitare vitin e ardhshëm, në krahasim me këtë vit.

Nëse të gjithë këta njerëz do të jetnonin në një shtet, ai do të kthehej në vendin e pestë më të banuar në botë, me një popullsi prej 235 milionë banorëve.

“Piktura që jemi duke krijuar këtë vit është perspektiva më e errët sa u përket nevojave humanitare dhe kjo për shkakun se pandemia ka prekur vendet më të brishta në planet”, ka thënë nënsekretari i OKB-së për Çështje Humanitare dhe Koordinator për Emergjenca, Mark Lowcock.

Ai ka thënë se kjo është hera e parë nga vitet 1990, që varfëria esktreme do të rritet, jetëgjatësia do të ulet dhe shifrat vjetore të vdekjeve nga HIV-i, tuberkulozi dhe malaria do të dyfishohen.

“Bota e pasur tani mund të shoh dritë në fund të tunelit. E njëjta gjë nuk vlen për vendet më të varfra. Kriza me COVID-19 ka shtyrë miliona njerëz drejt varfërisë dhe ka rritur tejet shumë nevojën për ndihmë humanitare”, ka thënë ai duke theksuar që frikësohet se “mund të dyfishohen” shifrat e personave që vuajnë nga uria.

Lowcock ka thënë se problemi më i madh do të jetë në Jemen, ku ka rrezik për shkallë të lartë të kequshqerjes, derisa vendet tjera që do të kenë nevojë për ndihmë janë: Afganistani, Kongo, Haiti, Nigeri, Sudani Jugor, Ukraina dhe Venezuela.

ME TE LEXUARAT