Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

‘Nuk mund ta mbroni më Ramën, 0 tolerancë’- plas sherri mes Frrok Çupit dhe Grida Dumës

Kancelarja gjermane Angela Merkel i tha jo Shqipërisë për hapjen e negociatave. Ky refuzim ka shkaktuar debate mes mazhorancës dhe opozitës. Opozita hedh akuza ndaj qeverisë si shkaktare kryesore për refuzimin që BE-ja bëri.

Një debat i ashpër u zhvillua mes analistit Frrok Çupi dhe ish-deputetes të Partisë Demokratike Grida Duma. Debati nisi kur Duma tha se kjo jo është një shuplakë për Ramën.

Pjesë nga debati:

Duma: 0 tolerancë me fyerjen e inteligjencës së shqiptarëve.

Çupi: Është e turpshme kjo që thoni.

Duma: 0 tolerancë.

Çupi: Do mbani përgjegjësi për këtë që thoni.

Duma: Po do mbajmë ne përgjegjësi. Kjo ishte shuplakë për Ramën. Po i thërras logjikës. Ti thua se Evropa nuk qenka demokratike që institucionet e Evropës nuk qenkan votuar. Ti flet me metafora. Ju nuk e mbroni dot Ramën. Ti flet me metafora. Ju nuk e mbroni dot Ramën. Tentoni për ti hedhë errësirë shqiptarëve.

Çupi: Unë e thashë këtë. Pyet kë të duash. Institucionet nuk janë të votuara.

Duma: Ti thua se Evropa kërkon këtë në burg. Kush je ti që vendos kë kërkon në burg Evropa.

Çupi: Ty do të të thoja vetëm një fjalë, por këtu nuk po ta them.

Duma: Provoje edhe do e shikosh.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet