Nuk i dha paratë, shqiptari lyen me vodka dhe i vë zjarrin pronarit të hotelit në Greqi

Kosovë&Rajon
Nuk i dha paratë, shqiptari lyen me vodka dhe i vë zjarrin pronarit

Policia greke ka arrestuar një 20 vjeçar me origjinë nga Shqipëria me akuzën e vrasjes së një pronari hoteli në ishullin e famshëm Santorini.

Mediat greke raportojnë se i riu shqiptar fillimisht goditi me një send të fortë pronarin e hotelit duke e shtrirë në tokë, më pas i hodhi vodka në trup duke i vënë zjarrin në fund.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se i riu shqiptar e goditi punëdhënësin grek për shkak se ky i fundit nuk i kishte paguar 200 euro, për të cilat i detyrohej.

69-vjeçari Nikos Halaris u gjet i pajetë, gjysmë i djegur disa minuta më pas në ambientet e hotelit.

Ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë duke tmerruar Greqinë për mënyrën si ndodhi krimi, por verifikimi i pamjeve të kamerave të sigurisë bëri që policia të shkojë tek autori i dyshuar i ngjarjes.

ME TE LEXUARAT