Lezhë/ I plagosuri niset me urgjencë drejt Tiranës, FNSH blindon zonën

Aktualitet
Lezhë/ I plagosuri niset me urgjencë drejt Tiranës, FNSH blindon

Një person është plagosur mbrëmjen e sotme në Lezhë.

Mësohet se nga të shtënat me armë zjarri mbeti i plagosur A.D. i cili është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë për jetën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ngjarja ka ndodhur në superstradë Lezhë-Milot pranë një lokali, sipas policisë në rrethana të paqarta.

Policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

Shërbimet e Policisë Lezhë, të Komisariatit të Policisë Lezhë dhe FNSH po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

ME TE LEXUARAT