Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Humbi ndeshjen, futbollisti sulmon arbitrin me stil ‘kung-fu’

Një futbollist është regjistruar duke goditur arbitrin me shkelm në stil ‘kung-fu’ pas tensioneve dramatike në fund të një ndeshjeje të rëndësishme mes skudrave rivale Neftchi Fergana e Turon Yaypan, në kategorinë e parë të Uzbekistanit.

Dy klubet luanin për një vend në Superligë por skuadra mike Turon mori një fitore prej 1-0 falë një goli në minutën e 81-të, duke bërë që të kalonin rivalët e tyre duke u ngritur automatikisht në kategori.

Lojtarët e Neftchi nuk duruan dot ‘padrejtësinë’ dhe shiheshin duke u konfrontuar me arbitrat në sekuenca të dhunshme.

Një nga futbollistët shihet që merr një vrull të gjatë para se të lëshohet në një goditje të rëndë me shkelm ndaj arbitrit, i cili emërohej nga mediat vendase si Shavkat Nasibullayev.

Gjyqtari shihet që bie duke u rrokullisur në bar para se të ngrihet përsëri dhe të vazhdojë rrugën e ikjes.

Tifozët gjithashtu shihen që zbresin në fushë, në një sfond të qeshruash dhe nxitjesh për dhunë nga shkallët e stadiumit.

Policia shihet që tenton të rivendosë qetësinë në stadiumin e Fergana ndërsa autoritetet uzbeke thanë se po hetojnë incidentin.

Ndërkohë skuadra e Turon Yaypan do të nisë fushatën e saj të parë në superligen e vendit.

 

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet