Foto/ Rihanna lidhet me reperin e famshëm që ishin miq prej vitesh

Showbiz

Këngëtarja e famshme, Rihanna, nuk është më single. Pas ndarjes nga miliarderi Hassan Jameel në muajin janar, këngëtarja është hedhur në krahët e shokut të saj prej shumë kohësh, reperit A$AP Rocky.

Mediat e huaja shkruajnë se çifti është parë duke darkuar me miqtë në Beatrice Inn në New York gjatë fundjavës. Reperi dhe Riri ndezën thashethemet se ishin në romancë, që kur këngëtarja i dha fund lidhjes tre vjeçare me Jameel.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

A$AP Rocky dhe Rihanna janë miq prej disa kohësh. Reperi ishte pjesë e turneut të saj botëror Diamonds World Tour në vitin 2013. Gjithashtu u shfaq në këngën “Cockiness” të yllit 32-vjeçar.

Madje dyshja u panë së bashku edhe në eventin e modës të Louis Vuitton në Paris në 2018.

Reperi ka qenë në një lidhje për femra të njohura si Kendall Jenner në vitin 2017 dhe modelen braziliane Daiane Sodre vitin e kaluar.

ME TE LEXUARAT