Benjamin Boshani eshte i riu i ekzekutuar mbremjen e sotme ne Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në Fushë Dukat, në afërsi të Orikumit.
Viktima mesohet se eshte qelluar me 8 plumba. Ai ka qenë në makinën e tij kur i është bërë atentati.
Dyshohet se i riu ka pikasur atentatoret dhe ka tentuar te largohet me makinen e tij por pa ia arritur qellimit, pasi e kane qelluar me bresheri.
Në kohën që makina ka dalë jashtë rruge dhe kanë qenë qytetarët më pas që kanë telefonuar policinë e Vlorës për mjetin dhe se brenda tij gjendej një person i pajetë.
Policia ka kryer veprimet paraprake hetimore në vendin e ngjarjes, teksa janë ngritur postblloqe në aksin Vlorë-Orikum për identifikimin dhe kapjen e autorëve./lajmifundit.al
Foto/ U vra në pritë, zbulohet e shkuara e errët e të riut të ekzekutuar në Vlorë