Fjolla Morina shkakton përplasje në prokurorinë e Kukësit

Aktualitet
Fjolla Morina shkakton përplasje në prokurorinë e Kukësit

Çështja e këngëtares Fjolla Morina ka sjellë përplasje në prokurorinë e Kukësit.

Burime bëjnë me dije se drejtuesja e prokurorisë ka dalë kundër prokurorit të çështjes dhe kërkon që këngëtarja të gjykohet për trafik armësh në bashkëpunim me dy të tjerë, Fisnik Syla dhe Fitim Muja.

dërkohë nga ana tjetër prokurori i çështjes ka ngritur akuzën armëmbajtje pa leje dhe ka kërkuar pushim të çështjes për dy personat e tjerë të përfshirë në ngjarje.

Këngëtarja është arrestuar në shtator në pikën kufitare Morinë, e cila u kap një armë zjarri pistoletë, me 23 fishekë luftarak si dhe një pistoletë çakmak të fshehura në çantë.

ME TE LEXUARAT