Familjarët do mund të shohin pacientët në spitalet Covid, Manastirliu jep lajmin e mirë

Politikë
Familjarët do mund të shohin pacientët në spitalet Covid,

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ishte këtë pasdite në një takim me familjarëve e pacientëve Covid-19, ku prezantoi edhe mënyrën më të re për të komunikuar me të afërmit e tyre, të cilët po trajtohen kundër virusit vdekjeprurës.

Manastirliu tha se janë vënë në dispozicion tableta të posaçme për të ndërmjetësuar komunikimim vizual mes pacientëve dhe të afërmëve të tyre.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ministrja Ogerta Manastirliu me familjarët e pacientëve me COVID19 që po marrin trajtim spitalor, mjekët dhe koordinatorët me pacientin të spitalit infektiv, për t'i dëgjuar lidhet me komunikimin mes familjarëve dhe pacientëve të shtruar.

Përpos mundësisë së telefonatave me familjarët, janë vënë në dispozicion edhe tableta të posaçme për të ndërmjetësuar komunikimin vizual mes pacientëve dhe të afërmve të tyre.”-shkruan Rama.

“Në këto kushte të situatës së epidemisë, të mundet të gjejmë mënyra të reja komunikimi dhe të përmirësojmë ato ekzistuese. Familjarët lidhen vetëm me mjekun kurues, ndërkohë në këtë pikë informacioni merren dërgesat, porositë e familjarëve për pacientët.

Si mundet ta përmirësojmë? Edhe psikologu nuk mungon në këto spitale. Psikologët janë, dhe punonjësit socialë, i ka QSUT.

Përveç trajtimit mjekësor kërkohet trajtim psiko-emocional dhe ju si familjarë të transmetoni qetësi për të mposhtur sëmundjen. Unë marr shumë mesazhe dhe kam kuptuar se mund të përmirësojmë disa gjëra.

Ne e kemi sistemin të ngritur, por që ka përmirësim më shumë. Kemi menduar të vendosim disa tableta, që edhe nëse nuk kanë mundësi të flasin, t’i shikoni.

Administratori, koordinatori, psikologu, punonjësi social dhe tabletave që kemi vendosur në dispozicion, por vetëm mjeku kurues mund të japë informacion për shëndetin.

Por edhe stafet duhet ti kuptojmë se nëse do të rrijë gjithë ditën në telefon nuk do të kenë mundësi të shërbejnë.

Përmes tabletave do të kemi një komunikim me familjarët dhe pacientët virtualisht, kush mundet të komunikojë me telefonat e tyre kjo ndodh, por kur kanë nevojë që të shohin familjarët e tjerë në spital të mundet të komunikojnë, kjo është një mënyrë e lehtë dhe e shpejtë dhe ju qetësoheni.

Do të shpërndahen në të 4 spitalet” tha ajo.

ME TE LEXUARAT