Pak minuta pas plagosjes në Lezhë është gjetur një makinë e djegur në rrugën e vjetër drejt Milotit në afërsi të fshatit Zejmen.
Nga të dhënat e para dyshohet se makina që është djegur është e autorëve të plagosjes së 40 vjeçarit.
Aleksandër Deda është i plagosuri i cili është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë për jetën.
Ngjarja ka ndodhur në superstradë Lezhë-Milot pranë një lokali, sipas policisë në rrethana të paqarta.
Shërbimet e Policisë Lezhë, të Komisariatit të Policisë Lezhë dhe FNSH po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.