CNN publikon dokumentet: Çfarë dinte Kina për pandeminë dhe ia fshehu botës

Bota
CNN publikon dokumentet: Çfarë dinte Kina për pandeminë

Kina ka fshehur të dhënat reale për përhapjen e koronavirusit, të paktën deri në muajin shkurt të këtij viti.

Është ky përfundimi i CNN bazuar në disa informacione pjesë e një serie dokumentash të brendshme të cilat duhet të qëndrojnë sekrete, por që rrjeti televiziv amerikan, ka mundur t’i marrë në dorë dhe thotë se i ka verifikuar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

117 faqet e dokumenteve të brendshme të gjetura nga CNN, përshkruajnë se si zyrtarët shëndetësorë në Hubei, ku gjendet qyteti i Wuhanit dhe ku virusi u zbulua për herë të parë, u penguan nga mungesa e financimit, duke çuar në mungesa në staf dhe në pajisjet e testimit.

“Ishte e qartë që ata bënë gabime, dhe jo vetëm gabime që ndodhin kur keni të bëni me një virus të ri. Ishin gabime burokratike dhe të motivuara politikisht”, thotë Yanzhong Huang, një anëtar i i shëndetit global në Këshillin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare.

Dokumentet, zbulojnë mospërputhje midis asaj që zyrtarët dinin në fillim të shpërthimit dhe asaj që ata raportonin publikisht.

Zyrtarët kinezë “dukej se në të vërtetë minimizonin ndikimin e epidemisë në çdo moment dhe çdo në kohë”, përfshirë këtu dhe dhënien e një numri jo të saktë të rasteve të dyshuara në fillim.

Sipas raportit zyrtarët lokalë të shëndetësisë raportuan më 5 shkurt 5,918 raste të reja me koronavirus, ndërkohë që numri i raportuar publikisht ishte vetëm 2,478, sipas CNN.

“Kina kishte një imazh për të mbrojtur ndërkombëtarisht, dhe zyrtarët kishin një nxitje të qartë për të ulur numrin e rasteve të raportuara”, tha Andrew Mertha, drejtori i Programit të Studimeve Kineze në Universitetin John Hopkins.

Nga mesi i shkurtit, zyrtarët përmirësuan sistemin dhe pushuan nga puna zyrtarët e lartë shëndetësorë në Hubei të cilët do të ishin përgjegjës për raportimin, transmeton abcnews.al

Dokumentet gjithashtu zbulojnë se si u deshën mesatarisht 23.2 ditë për të diagnostikuar rastet në muajt e parë të shpërthimit.

“Nëse Kina do të kishte qenë më transparente dhe më agresive në reagimin e saj, kjo do të kishte pasur impakt në përhapjen e virusit, edhe në pjesën tjetër të botës”, shprehet Dali Yang, pjesë e Këshillit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare.

Raporti vë në dukje se si më pas, sistemi u përmirësua më 7 Mars, me mbi 80 përqind të rasteve të reja të konfirmuara të diagnostikuara, që u regjistruan në sistem po atë ditë.

Hetimi që CNN e cilëson si rrjedhjen më të rëndësishme të informacioneve nga Kina që nga shfaqja e sëmundjes, publikohet një vit nga dita, 1 dhjetor 2019, ku pacienti i parë i njohur shfaqi simptomat e Covid-19 në Wuhan, sipas një studimi të revistës shkencore Lanset.

Në të njëjtën kohë shpërthente jo vetëm në Wuhan, por dhe në qytete të tjera në Kinë, një epidemi gripale me një numër personash të infektuar 20 herë më shumë se një vit më parë.

Dhe pse nuk mund të përcaktohet nëse ka pasur një lidhje mes dy sëmundjeve, autoritetet kineze akoma sot nuk kanë dhënë informacione për përmasat e epidemisë e cila gjithsesi mbingarkoi strukturat shëndetësore në momentin që po përballeshin me shpërthimin e Covid-19..

Dosjet tregojnë se zyrtarët e shëndetësisë nuk e kuptuan madhësinë e shpërthimit apo se do të evoluonte në një krizë globale.

ME TE LEXUARAT