Britania e Madhe vendos regjimin e vizave, çfarë do ndodhë nga 1 janari

Bota
Britania e Madhe vendos regjimin e vizave, çfarë do ndodhë nga

Londra do të aktivizojë, duke filluar nga 1 janari 2021, sistemin online të vizave për shtetasit e huaj, përfshirë edhe qytetarët e vendeve të BE-së.

Qytetarët do të duhet të kërkojnë një vizë, nëse duan të udhëtojnë në Britaninë e Madhe për arsye pune.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Qeveria e Boris Johnson ka përsëritur se ”sistemi do të jetë i thjeshtë dhe fleksibël, por sido që të jetë, bëhet fjalë për një shtrëngim të imigracionit”.

Sipas ligjit të ilustruar në atë kohë nga ministrja e Brendshme, Priti Patel, dhe më pas miratuar në parlament, migrimi në ishull do të rregullohet nga fillimi i vitit 2021 nga një mekanizëm pikësh, i ngjashëm me atë prezantuar vite më parë nga Australia.

Kush do të dëshirojë të marrë një vizë si një “punëtor i aftë” duhet të jetë në gjendje të sigurojë një ofertë punësimi me një pagë minimale vjetore prej 25 600 sterlinash (28 500 euro).

ME TE LEXUARAT