Brataj: Spitalet rajonalë hapen pasi të ezaurohet COVID 4! Vetëm izolimi i plotë mbyll shkollat

Aktualitet
Brataj: Spitalet rajonalë hapen pasi të ezaurohet COVID 4! Vetëm

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj tha se spitalet rajonale do të hapen kur të jenë drejt ezaurimit kapacitetet e spitalit COVID 4.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në një intervistë, ai thotë se në varësi të situatës do të merren të gjithë masat e nevojshme për parandalimin e përhapjes së infeksionit.

"Vetëm në 24 orët e fundit kemi pasur 129 thirrje. Numri i të infektuarve është mbi 32 mijë ndërsa i atyre aktivë është afërsisht 18 mijë. Kohët e fundit u hap reparti i tretë i COVID 3 ndërsa mbrëmë u hap dhe COVID 4. Ka një kapacitet prej 100 shtretër që në ditët në vijim do të shtohen dhe 50 të tjerë. Do të aktivizohen spitalet rajonalë përpara se të ezaurohet COVID 4. Kemi plotësuar kapacitetet spitalore. Shumë herë keqinterpretohen thëniet tona. Ne nuk do shkojmë në hotele dhe stadiume. Pacientit do t'i shërbehet kudo në varësi të situatës. Kemi dhe një moment që do të bllokohet infeksioni me alternimin e mësimit si dhe me pjesën e pushimeve dimërore. Nëse do ezaurohen kapacitetet. Çfarëdolloj skenari të vijë, ne do i trajtojmë si të kemi mundësi. Askujt nuk do t'i mungojë trajtimi" - tha Brataj.

Teksa shumë aktorë politikë apo qytetarë shprehin se shkollat duhen mbyllur, Brataj thotë se kjo masë duhet shoqëruar me një izolim të vendit.

Ai argumentoi se nëse fëmijët nuk shkojnë në shkolla, ata do të dalin jashtë, një masë e cila nuk do të ndihmonte në ndalimin e përhapjes së infeksionit.

"Është thënë disa herë që masat fillojnë nga ato më të lehta deri tek më të ashpra. A funksionojnë këto masa? Ashpërsimi i tyre do të ishte më efektiv për ndalimin e virusit. Por nëse do të mbyllim shkollat, atëherë fëmijët do të dalin jashtë nëpër lulishte. Nëse do të kemi një izolim total do frenohej përhapja e virusit. Ndaj nuk e mbyll mundësinë e infeksionit. Mendoj se me ardhjen e festave të fundvitit, njëfarë mase do kontrollojë infeksionin" - tha Brataj.

Ndërsa për mbylljen e disa aktiviteteve të cilësuara si vatra infeksioni, Brataj u shpreh se të gjitha këto aktivitete janë të ndërlidhura me njëra-tjetrën, dhe mbyllja e njërës prej tyre do të sillte vështirësi në funksionimin e tjetrës.

"Janë shumë faktorë që ndikojnë. Kanë qenë shpjeguar se aktivitetet esenciale nuk mund t'i ndërpresësh dot për shkak se janë të ndërthurura me njëra -tjetrën. Nëse do mbyllësh njërën pjesë atëherë duhet t'i mbyllësh të gjitha por kjo do të sjellë ndikim shumë të madh negativ. Virusi nuk ka ndryshuar virulencën, e cila na jep avantazhin për trajtimin e saj me antibiotikët dhe medikamentët që kemi tani. Për fillimin e kortizonit duhet një konsultim pasi marrja e medikamente pa përshkrimin e mjekëve do të ulte dhe imunitetin e trupit" - tha Brataj.

Në një tjetër intervistë, pedagogia Nora Malaj u shpreh se do të ishte më mirë që shkollat të mbyllen nga klasa e parë deri në klasën e 9-të deri në fund të vitit për të parandaluar përhapjen e virusit.

ME TE LEXUARAT