Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Vuajnë nga ftohja”, Basha: Banorët e goditur nga tërmetet në mëshirë të fatit

Kreu i PD-së, Lulzim Basha është shprehur se drama e të jetuarit në çadër për një vit është dëshmia më e qartë e keqmenaxhimit të fatkeqësisë nga ana e qeverisë.

“Dhe tani pas një viti të vazhdosh të flasësh për firmosje marrëveshjesh kur kishe premtuar, ju të gjithë e mbani mend premtimin, ne të gjithë e mbajmë mend premtimin që brenda një viti secili prej tyre do të ketë një shtëpi të re, dakord qeveria mund të thotë pandemia e ngadalësoi disa prej proceseve.

Le ta marrim të mirëqenë këtë ndonëse unë ndaj një pikëpamje tjetër, unë ndaj pikëpamje që koha e pandemisë duhet të ishte përdorur me sukses për punimin e të gjithë projekteve edhe strategjive, projekteve të ndërtimit dhe strategjive ku siç kemi thënë prej fillimit strategjia më e shpejtë për të ndihmuar familjet individuale që ju prishën shtëpitë ishte të disbursoheshin menjëherë me shumë monetare për ti riparuar ato që ishin të riparueshme dhe për ti rindërtuar ato që ishin të pariparueshme.

Kjo nuk është bërë, nuk është bërë sepse, ka disa shpjegime por kryesorja është që fati i këtyre njerëzve nuk ka bërë prioritet për qeverinë, pretendimi që nuk ka pasur mjaftueshëm financa hidhet poshtë nga vetë disbursimet e thesarit të shtetit ku shuma shumë të mëdhaja janë disbursuar me nxitim të madh në disa drejtime të cilat ne i kemi bërë transparente.

Siç janë kontratat e incerneratorëve, siç janë tenderat publikë me katër, pesë fish çmimin e tregut.

Për këto ka pasur nxitim, nuk ka pasur burokraci. Nuk ka pasur asnjë vonesë kur vjen fjala për të ndihmuar familjet individuale.

Mijëra prej të cilave, edhe njëherë po e them edhe sonte që flasim në kushtet e acarit që ka nisur, në kushtet e mungesës së ujit, në kushtet e pandemisë, në kushtet e rëndimit që i sjell shëndetit të fëmijëve në radhë të pare dhe të moshuarve.

Për këta nuk ka pasur as kohë as para. Dhe këto nuk janë shifra.

Me vjen keq që shpesh herë detyrohemi në argumenta të flasim për shifra. Po të marrim automjetin dhe të shkojmë sonte në disa prej këtyre zonave do të shohim që të moshuarit një pjesë e tyre janë me pneumoni.

Vuajnë nga pneumonia, vuajnë nga ftohja, vuajnë nga bronkiti, në kohë pandemie.

E njëjta gjë edhe me fëmijët. Imagjinoni çfarë mund t’i thuash një qeverie e cila në këtë kohë vazhdon të shpenzojë para të panumërta për tendera tërësisht të panevojshëm dhe lë në mëshirë të fatit popullsinë e goditur nga tërmeti në zonat më të banuara të Shqipërisë që janë zonat e Durrësit rrethinat e Tiranës, Krujës, Fushë Krujës dhe të Kurbinit

Ky është një problem i jashtëzakonshëm dhe unë mendoj se edhe zoti Rama e ka ndjerë se çfarë problemi paraqiste 26 nëntori sa i përket bilancit me premtimet që ka bërë. “-tha Basha.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet