Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Vrasja e shkencëtarit, Irani: S’kishte autorë, përdorën armë të kontrolluar nga distanca

Irani ka hedhur një tjetër tezë mbi vrasjen e shkencëtarit të njohur të armëve bërthamore, Mohsen Fakhrizadeh.

Sipas shefit të sigurisë, Ali Shamkhani shkencëtari u vra nga një armë e kontrolluar nga distanca dhe se në skenë s’kishte autorë.

Sipas zyrtarëve të lartë iranianë, sulmi ka qenë i organizuar nga Izraeli dhe opozita iraniane në mërgim.

Fillimisht u mendua se shkencëtari u qëllua nga disa autorë me breshëri teksa lëvizte me makinë, teksa tani duket se sulmi ka qenë shumë më i sofistikuar.

Vrasja e shkencëtarit pritet të sjellë tensione, sidomos mes Iranit e Izraelit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet