Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Ulet numri i të infektuarve dhe viktimave nga COVID-19 në Greqi

Në 24 orët e fundit në Greqi u shënuan 1044 raste të reja me koronavirus dhe 85 vdekje, ndërsa 600 pacientë janë të intubuar në Njësitë e Kujdesit Intensiv.

Mosha mesatare e të intubuarve është 65 vjeç. 161 (26.8%) janë gra dhe pjesa tjetër janë burra. 75.8% e pacientëve të intubuar kanë një sëmundje tjetër ose janë të moshës 70 vjeç.

Mosha mesatare e qytetarëve që humbën jetën ishte 80 vjeç dhe 96.6% kishin disa sëmundje të tjera.

Dje në Greqi ishin 1193 raste të reja me koronavirus dhe 98 viktima duke shënuar një ulje, por sërish shifrat janë shqetësuese.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet