Si u hodh nga dritarja e dhomës së tij 60-vjeçari, ndërmori aktin e rëndë në momentin kur…

Aktualitet
Si u hodh nga dritarja e dhomës së tij 60-vjeçari,

TIRANË

Detaje të reja zbardhen nga vetëhedhja e pacientit 60-vjeçar nga spitali Covid-2 “Shefqet Ndroqi”.

60-vjeçari është hedhur nga kati i tretë i spitalit, ku kishte 10 ditë i shtruar nga Covid-19.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mësohet se gjendja e tij shëndetësore ishte e agravuar, çka ka bërë që pacienti L. S. nga Rrësheni t’i japë fund jetës në mënyrë tragjike.

Siç raportohet, pacienti është hedhur nga dritarja e dhomës së tij, teksa kishte gjetur pikërisht një moment kur lëvizja e mjekëve dhe infermierëve ishte më e reduktuar.

Ndërkohë, policia ka sekuestruar kartelën mjekësore të pacientit dhe ka marrë në pyetje mjekët e turnit për të zbardhur ngjarjen.

Ky është viktima e pestë që ka kryer aktin e vetëvrasjes deri tani në dy spitalet Covid, “Shefqet Ndroqi” dhe “Infektivi”, brenda një periudhe të shkurtër kohore.

ME TE LEXUARAT