Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka komentuar udhëtimin e kryeministrit Edi Rama drejt Abu-Dhabisë me charter 200 mijë euro.
Basha tha se largimi i Ramës është largim nga problemi dhe se marrëveshja e një kredije nuk është ceremoni që kërkon prezencën e kryeministrit.
“Largimi i Edi Ramës për në Emirate ishte largim nga problemi, sepse në Shqipëri nuk kishte bërë asgjë për t’i treguar publikut.
Firmosja e një marrëveshjeje kredie nuk është një ceremoni shtetërore që kërkon praninë e kryeministrit.
Mentaliteti i propagandës mbi punën është konstantja e vetme e pushtetit të Edi Ramës gjatë 7 viteve.
Fati i këtyre njerëzve nuk ka përbërë prioritet për qeverinë. Prioritet i qeverisë, inceneratorët, tenderat sekretë.”-tha Basha.