Qyteti pa mjekë e mësues/ Shumë të infektuar me koronavirus

Aktualitet
Qyteti pa mjekë e mësues/ Shumë të infektuar me koronavirus

Pas Tiranës, një tjetër qytet është kthyer në vatër e rrezikshme e koronavirusit. Në Berat, mësues, edukatore, mjekë dhe punonjës institucionesh janë prekur nga Covid-19.

Shifrat e të prekurve në Berat edhe këtë fillim jave kanë njohur rritje të lartë, ku mes të infektuarve regjistrohen mësues, edukatore, mjekë dhe punonjës institucionesh.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në Spitalin Rajonal të Beratit janë konfirmuar pozitivë një oksigjenist dhe një infermier i Repartit të Infektivit. Infektimet kanë vijuar edhe në Qendrat Shëndetësore, ku janë konfirmuar të prekur nga koronavirusi 1 infermier në Qendrën Shënderësore në fshatin Cukalat dhe 2 infermiere në Qendrën Shëndetësore në Urë-Vajgurore.

Mes të infektuarve të kësaj të hëne regjistrohen sërish edhe mësues e edukatore. Konfirmohen të infektuara me Covid-19 një mësuese në shkollën 9-vjeçare në fshatin Syzezë, 1 edukatore në kopshtin “Barrikadë” dhe një tjetër sanitare në kopshtin “Çlirim 1”.

ME TE LEXUARAT