Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Po kthehej në djall”, hodhi djalin në lumë, flet babai: Nëna e tij është Beyonce

Skizofrenia është një gjendje e ndërlikuar e shëndetit mendor, me simptoma që shpesh fillojnë të shfaqen mes moshës 16 dhe 30 vjeç.

Skizofrenia paranoide e referuar si skizofrenia me paranojë, është një tip më i zakonshëm i diagnostikuar. Ata që vuajnë me këtë gjendje përjetojnë hallucinacione dhe mashtrime që shpesh i lënë ata të ndihen të frikësuar dhe mosbesues ndaj të tjerëve.

Si pasojë e kësaj sëmundje njerzit mund të bëjnë edhe marëziratë rënda që mund ti kushtojë jetën një personi tjetër. I tillë është rasti ku një baba hodhi djalin e tij 11-muajsh në një lumë, dhe u shpall fajtor sot për vrasje.

Zak Bennett-Eko, 23 vjeç, u pa duke hedhur djalin e tij, Zakari, në lumin Irëell të Britanisë, më 11 shtator të vitit të kaluar para se të shkonte në një pub aty pranë ku u arrestua më vonë. Foshnja vdiq pasi u nxor nga uji në orën 5.15 pasdite.

Një gjyq gjashtë ditor në gjykatën e Nightingale shpalli fajtor burrin, i cili vuan nga skizofrenia paranojake. Ai besonte se fëmija i tij po kthehej në djall.

Për shkak të gjendjes së tij mendore, avokatët thanë se ai nuk e dinte se çfarë po bënte gabim sipas standardeve të njerëzve të zakonshëm dhe ai duhej të shpallej i pafajshëm për shkak të marrëzisë.

Por prokuroria argumentoi se Bennett-Eko, i cili u akuzua për vrasje, duhet të shpallet fajtor për vrasje me përgjegjësi të zvogëluar.

Në mesazhet e dëgjuara në gjykatë, e dashura e tij Emma Blood tha se burri pretendoi se ylli i popit Beyonce ishte nëna e djalit.

“Ai thoshte se Zakari nuk është fëmija ynë. Një sekondë është mirë, në minutën tjetër çmendet duke thënë se do të vrasë veten”.

Më 11 shtator, Bennett-Eko e kishte marrë djalin, ndërsa gruaja shtatzënë me fëmijën e dytë ishte larg shtëpisë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet