Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Përleshje të dhunshme nga frika e Covid, vdesin 6 të burgosur

Të paktën 6 persona janë vrarë dhe 52 të tjerë janë plagosur pas përleshjeve të dhunshme që ndodhën në një burg në Sri Lanka.

Të burgosurit u ngritën në një revoltë pas rritjeve të rasteve të infektimit me COVID dhe kërkuar që të liroheshin para kohe që të mos vijonte përhapja e sëmundjes.

Kur zëri i tyre nuk u dëgjua, ata përdorën forcën kundër zyrtarëve të burgut e cila solli një përleshje të dhunshme.

Zëdhënësi i policisë Ajith Rohana tha që rojet kishin “përdorur forcë për të kontrolluar situatën”, duke shtuar se deri tani janë raportuar mbi 1000 të prekur nga COVID në burgje.

Raportimet e mediave ndërkombëtare tregojnë se rojet e burgut kishin hapur zjarr kundër të burgosurve dhe numri i viktimave mund të kishte qenë dhe më i madh.

Ngjarja e ndodhur të dielën është fundi i trazirave që kanë ndodhur javët e fundit në Sri Lanka, pasi infektimet po shtohen me shpejtësi dhe paniku po ashtu.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet