Pandemia, Basha: Rama do detyrohet të shkojë drejt mbylljes së vendit

Politikë
Pandemia, Basha: Rama do detyrohet të shkojë drejt mbylljes së

Kur kanë kaluar më shumë se dy javë nga denoncimi që bëri, Lulzim Basha i kërkon sërish prokurorisë që të hetojë shifrat e vdekjeve nga koronavirusi, pasi sipas tij ato që pasqyrohen nuk janë të vërteta.

“Kanë kaluar 2 javë e 4 ditë që kur mjekët sollën denoncimin, përse nuk lëviz prokuroria. Nuk ka nevojë të bëjmë kallëzim.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Prokuroria e ka për detyrë kur bëhet fjalë për jetën. Edhe kur denoncojmë ne ata nuk lëvizin. Nesër ka mundësi të tjera, se një komision parlamentar u thotë ku ishit ju?

Të merren masa për të futur situatën në kontroll. Prokuroria të vendosë këto hallka të qeverisë që kanë ushtruar presion për vdekjet ti vendosë përpara përgjegjësisë.

Mjekët janë në një presion të jashtëzakonshëm. Ju e keni parë si është sjellë kryeministri me profesorë të nderuar.

Cila është cështja? Nëse denoncimi është i vërtetë, përse nuk heton prokuroria? Qytetarët meritojnë transparencë.

Për të vendosur qeverinë në ato pozita që ia kërkon detyra në këtë moment krize.

Rëndësi ka, a do të vijojnë shqiptarët të kenë një shëndetësi nën presion nga qeveria, që mban testimet e ulëta për të treguar një numër të ulët të infeksioneve?” tha ai.

Por a mendon Basha se edhe Shqipëria, ashtu si shumë vende në Europë do të shkojë drejt një mbyllje të dytë?

“Edhe Edi Rama do të detyrohet të shkojë drejt mbylljes. Unë inkurajoj të merren masat, nëse do të ishin marrë Shqipëria nuk do të ishte në këtë gjendje sot.

Nëse rrit numrin e testimeve dhe vendos në veprim spitalet rajonale, nëse bën të mundur që trajtimi ambulator të bëhet me rimbursimin e plotë dhe të vërtetë” tha ai.

Theksin, lideri demokrat e vendosi sërish te shtimi i testimeve.

“Problemi kryesor është numri i testimeve, nëse mbahen të ulëta, ti nuk arrin të njohësh përmasat e infeksionit, as ti gjurmosh dhe parandalosh” tha ai në “Log” në “ABC”

ME TE LEXUARAT