“Nuk kemi luksin të bëhemi pjesë e një ideologjie”, Rudina Hajdari: Jemi një lëvizje ‘dështakësh’

Politikë
“Nuk kemi luksin të bëhemi pjesë e një

Deputetja Rudina Hajdari pjesë e Nismës Thurje tashmë që do të garojë në zgjedhjet e 25 prillit nuk ngurron ta quajë veten pjesë të një lëvizje ‘dështakësh’, duke argumentuar qëndrimin e saj.

Hajdari tha në “Real Story” në News24 se kjo forcë nuk qëndron si pjesë e një ideologjie as majtas dhe as djathtas, por se do të përfaqësojë ata që janë braktisur nga kjo klasë politike.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Këtu nuk kemi luksin për t’u bërë pjesë e një ideologjie. Ka kohë që etiketohen të djathta apo të majta por nuk kanë lidhje as me të majtën as me të djathtën.

Mund edhe të quhemi dështakë. Ne jemi një lëvizje dështakësh, nëse dështak quhet një njeri që punon në mënyrë të ndershme. nëse një grua shqiptare punon tre punë dhe mban fëmijët dhe quhet dështake, ne përfaqësojmë ata.

Nëse një student ekselent mbaron shkollën dhe nuk gjen punë e quhet dështak ne përfaqësojmë ata. Ne duam të përfaqësojmë ata njerëz që janë braktisur nga kjo klasë politike”, deklaroi Hajdari.

ME TE LEXUARAT