“Nëna ishte e paralizuar, e hanin mizat, kunatën e zuri korenti”, Drita rrëfen fatkeqësitë

Soft
“Nëna ishte e paralizuar, e hanin mizat, kunatën e zuri

Në emisionin “Historia ime”  ka qenë Drita Saliaj nga Mallakastra, e cila jeton në Sarandë prej 12 vitesh.

Drita prej 12 vitesh është ndarë nga bashkëshorti. Divorci ka ardhur pasi sipas zonjës mosmarrëveshjet e shpeshta midis kunatës dhe vjehrrës çuan në debate të shumta me bashkëshortin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga martesa erdhën në jetë dy fëmijë. Drita rriti vajzën ndërsa ish-bashkëshorti mbajti djalin. Ajo ka treguar se u martua me një burrë invalid dhe të sëmurë me epilepsi, e kjo për shkak se në atë kohë mosha 27 vjeç konsideroheshe si një moshë e madhe. Gruaja tregon se nuk u martua më përpara sepse i duhej të kujdesej për nënën e saj të paralizuar.

Drita: U martova me lajmësi, burri ishte invalid dhe bëra dy fëmijë.

Mirela Milori: Ti ishte nga Mallakastra, po bashkëshorti nga ishte?

Drita: Nga Borshi.

Mirela Milori: Pse me lajmësi?

Drita: Unë mbaja mamanë, ishte e sëmurë, u paralizua dhe unë u martova 27 vjeç.

Mirela Milori: Dhe quhej si moshë pak e shtyrë?

Drita: Po isha e madhe dhe e mora burrin të sëmurë, ishte invalid dhe kishte epilepesi.

Mirela Milori: Mamaja jote vuante nga reumatizma.

Drita: Unë i shërbeja natë ditë, rrija pa gjumë, u katandisa 30 kg njeri.

Mirela Milori: Motra, vëllezër ke?

Drita: Kam, po vëllai i madh u divorcua, u zu më gruan, u operua nga gjokset dhe vdiq. Vëllait tjetër i zuri korrenti gruan.

Mirela Milori: Uuu me fatkeqësira të mëdha.

Drita: I çoi fëmijët të dy në jetimore, pastaj u ndava unë. Motra tjetër është operuar nga gjoksi. Yzmetin nënës ia bëja vetëm unë dhe vëllai që i zuri korrenti gruan. Në shkonim në kooperativë se nuk kishte atëhere që t’i linim një shoqërues, kur vinim ne e hanin mizat. Ishim të presekutuar, nuk na jepnte njeri punë, kishim gjyshin në burg.

Mirela Milori: Megjithatë bëhet një martesë, burri ishte invalid dhe shkove në Borsh, si nisi jeta me ta?

Drita: Në fillim ishte mirë pastaj filluan zënkat, kishte motrat, kishte njerëz. Me burrin isha mirë, por hynë ata dhe nisën sherret.

Mirela Milori: Po pse?

Drita: Për llafe koti.

Mirela Milori: Problematika nuse-vjehrrë?

Drita: Po, kurse me burrin nuk kisha probleme.

ME TE LEXUARAT