Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Nga punësimi tek rindërtimet nga tërmeti, LSI rendit premtimet e papërmbajtura të Ramës

Lëvizja Socialiste për Integrim i ka nxjerrë 9 premtime të pambajtura, sipas tyre kryeministrit Edi Rama.

Ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha ka publikuar këto premtime që nga 300 mijë vendet e punës tek heqja e TVSH-së për ushqimet.

“Premtimet që sollën në pushtet Edi Ramën, përballë realitetit të trishtë të shqiptarëve!”, shkroi Gjosha.

Por më pas ka qenë kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi që ka deklaruar se janë dhe shumë premtime të tjera që kryeministri Edi Rama nuk i ka mbajtur dhe që sipas saj duhet t’iu kujtohen qytetarëve që ata të gjykojnë vetë.

“Shumë e vërtetë Klajda! Janë jo vetëm këto 9, por edhe shumë premtime të tjera që ai nuk i ka mbajtur.

Edhe dështimi që po shohim sot me Integrimin Europian ka ardhur si pasojë e tyre.

Është mirë t’ua kujtojmë njerëzve, në mënyrë që ata të gjykojnë vetë mbi atë çfarë ai ka premtuar dhe çfarë ka realizuar për të mbajtur pushtetin”, shkruan Kryemadhi.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet