Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Nëna e përlotur: Djali më thoshte ik moj dhëmbë kalbur e Mallakastrës

Drita Saliaj nga Mallakastra është bërëpjesë e emisionit “Historia ime” në Tv Klan për të treguar problemet që ka hasur gjatë jetës së saj. Ajo u martua 27 vjeç me një burrë nga Borshi i cili është invalid. Vjehrra bëri të pamundurën që ta ndajë nga burri, duke kthyer dhe djalin 10 vjeç kundër saj. Pas ndarjes, djali ka mbështetur të atin dhe është sjellë shumë keq me të ëmën. Madje pas ndarjes ai e ka quajtur atë dhëmbë kalbur.

Drita: Unë e di se çfarë kam hequr, gati sa s’më ka ikur mendja. Nga veshi nuk dëgjoja mirë se më ka plasur cipën e daulles së veshit.

Mirela Milori: Nga dhuna, ishte i dhunshëm?

Drita: Po, nuk merrja vesh se ku isha.

Mirela Milori: A i tregove këto në gjykatë kur u bë divorci?

Drita: Ai mori avokat, tha që morri thikën të therrte djali, e mësoi djalin. A merret djali 10 vjeç atje?

Mirela Milori: Si ka mundësi që djali të gënjejë?

Drita: Më thoshte djali, ty s’të duam, nuk ke toka as shtëpi. Ik moj dhëmbë kalbur e Mallakastrës dhe e Tepelenës më thoshte mua. Vetëm vajza më donte, ai nuk kishte dhemshuri. Atëhere kur ishte i vogël vetëm më gjuante, kurse tani është bërë i mirë, edhe në shkollë. Këdo që takoj më thonë si fëmijët e tu nuk ka. Në fillim qe i vogël, nuk kuptonte. Kur ishte 15 vjeç ketheu, erdhi më takoi dhe më pas filluam të flisnim në Facebook. Mua më duket sikur nuk ka dashuri, mendoj që kur të martohet dhe t’i thotë nusja, mbase më afrohet.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet