Kryeministri, Andrej Plankoviç ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Sipas mediave të huaja, në një njoftim të bërë nga qeveria, Plankoviçka pasi ka kryer testin dhe ka rezultuar me Covid-19, është vetëizoluar.
“Me rekomandimin e një epidemiologu, Plenkoviç kreu një ri-test për praninë e koronavirusit të hënën dhe rezultati ishte pozitiv.
Kryeministri iu urdhërua më parë një masë epidemiologjike e vetizolimit. Kështu që tani ai do të qëndrojë i izoluar për 10 ditë,” thuhet në njoftim.
Sakaq, bëhet e ditur se Plenkoviç aktualisht ndihet mirë dhe vazhdon të kryejë aktivitetet dhe detyrimet e tij nga shtëpia.