Këngëtari grek pas arrestimit: Armën e mbaj se jam në rrezik! Ja çfarë tha për kokainën

Aktualitet
Këngëtari grek pas arrestimit: Armën e mbaj se jam në

Këngëtari i njohur grek Notis Sfakianakis që u arrestua mbrëmjen e së dielës, është shprehur se armën e mban ngaqë është në rrezik.

“Mbaj armë me vete sepse jam në rrezik. Leja për armën më kishte mbaruar dhe nuk e kisha rinovuar,” kështu u shpreh përpara autoriteteve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërsa, sa i përket sasisë së kokainës që iu gjet në çantë, ai u tha policëve në momentin që ia zbuluan: “Është ashtu siç mendoni. Bëni punën tuaj, sepse e bëni mirë.”

Këngëtari u procedua për posedim droge, armëmbajtje pa leje dhe sot do të dalë para prokurorisë. Sipas informacioneve, Sfakianakis ishte plotësisht bashkëpunuese me policinë.

Notis Sfakianakis u arrestua në periferi të Athinës, pasi gjatë kontrollit në makinë iu gjet 2 gr kokainë dhe një pistoletë. Efektivët e ndaluan makinën luksoze të këngëtarit pa ditur cili ishte brenda, por nisur vetëm nga kontrollet për masat anti-covid.

ME TE LEXUARAT