Karantina e dytë zvogëlon me 30% numrin e të infektuarve në Britani

Bota
Karantina e dytë zvogëlon me 30% numrin e të infektuarve në

Rastet me koronavirus në Britaninë e Madhe kanë rënë me 30 për qind gjatë vendosjes së karantinës së dytë kombëtare. Në këtë përfundim ka dalë një studim i publikuar të hënën.

Studimi u krye nga Imperial College London dhe Ipsos MORI nga programi i Vlerësimit në kohë Reale të Transmetimit në Komunitet.

Rezultatet e tamponë të marrë nga më shumë se 105,000 njerëz kanë treguar që të rastet e të infektuarve janë në rënie, njofton Imperial College London publikimin e bërë në faqen e tij të internetit.

Raporti përfshin rezultate nga testet e koronavirusit në shtëpi të marra mes 13 dhe 24 nëntorit dhe tregon”se rreth 0.96% e popullsisë së Anglisë e ka virusin, ose rreth 1 në 100 njerëz”.

“Kjo është afërsisht një rënie prej 30% e numrit të rasteve krahasuar me zbulimet e mëparshme, ku më shumë se 1 në 80, ose 1.3% e njerëzve, e kishin virusin që nga 2 nëntori,” zbuloi raporti.

“Ne po shohim një rënie të infeksioneve në nivel kombëtar dhe në veçanti në të gjithë rajonet që më parë ishin prekur më keq. Këto prirje sugjerojnë që qasja e shkallëzuar ndihmoi në frenimin e rasteve në këto zona dhe se mbyllja i ka shtuar këtij efekti,” tha Paul Elliot, drejtor i programit në Imperial.

ME TE LEXUARAT