I bleu bashkëshortes dhuratë të shtrenjtë, futbollistët 'në krizë' të irrituar me shefin e tyre

Sport
I bleu bashkëshortes dhuratë të shtrenjtë, futbollistët

Sezonin e kaluar skuadra e Bournemouth ra nga Premier League angleze vetëm javën e fundit dhe distanca me skuadrën e Aston Villës që shpëtoi ishte vetëm 1 pikë distancë.

Ekipi nga jugu i Anglisë është i gatshëm të rikthehet edhe një herë në elitën e futbollit,por situata ekonomike shkaktuar nga koronavirusi ka prekur skuadrën duke shkaktuar një krizë të madhe financiare.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Këtë sezon, lojtarët dhe të gjithë punonjësit e klubit i është shkurtuar paga, ndërsa së fundmi janë befasuar nga dhurata që Neill Blake mendoi t’i bënte gruas së tij për Krishtlindje.

Shefi ekzekutiv i klubit i ka blerë bashkëshortes një makinë Bentley me vlerë 140 mijë paund dhe me targa të personalizuar që ishte tema e ditës në dhomën e zhveshjes.

Ndërkohë që bashkëshortja e tij Alesya Blake vendosi ta postojë makinën në rrjetin social, por që hasi në zemërimin e të gjithë stafit të Bournemouth.

ME TE LEXUARAT