Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Humb jetën nga Covid-19 ish-basketbollisti i njohur

Ka ndërruar jetë nga Covid-19 basketbollisti beratas dhe arbitër i ndeshjeve të volejbollit,Petraq Gjogu. 72-vjeçari ishte i shtruar prej 2-javësh në Spitalin Covid në Tiranë. Ai ndodhej prej disa ditësh i intubuar dhe nuk mundi dot ta fitojë betejën me koronavirusin.

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta preku zemrat e gjithë dashamirësve të sportit beratas,që e kujtojnë atë me nostalgji. 72-vjeçari Petraq Gjogu ka qënë basketbollist i ekipit të Tomorrit deri në vitet ’99 dhe më pas ai u emërua gjyqtar i ndeshjeve të volejbollit në vend.

Në vitin 2001,Gjogu u emërua Kryegjyqtar i Kolegjit te Arbitrave për volejbollin në Berat. Pas lajmit për vdekjen e tij,ka qënë i menjëhershëm edhe reagimi i selisë së PD Berat,ku Gjogu ishte pjesë e strukturave të saj që pas viteve ’90. Kryetari i PD Berat,Gazmend Azizi,duke e cilësuar 72-vjeçarin Gjogu “demokrat të orëve të para”,i ka përcjellë familjes ngushëllimet e përzemërta.

 

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet