Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Greqia e rrepte me kufizimet, çfarë do ndodhë me fluturimet nga Shqipëria

Greqia vendosi zgjatjen e kufizimet e saj kundrejt udhëtarëve vendas dhe ndërkombëtarë, me qëllim parandalimin e përhapjes së mëtejshme të COVID-19, njoftoi sot Autoriteti i Aviacionit Civil.

“Kufizimet do të zgjaten deri më 7 dhjetor për fluturimet e brendshme dhe deri më 14 dhjetor për fluturimet ndërkombëtare”, tha autoriteti i aviacionit.

Përjashtime të lehta do të lejohen në fluturimet e brendshme për pasagjerët që udhëtojnë për arsye shëndetësore, familjare ose pune, përveç udhëtarëve që kthehen në zonën e tyre kryesore të qëndrimit.

Të gjitha fluturimet midis Greqisë dhe Turqisë, si edhe Katalonjës në Spanjë janë të ndaluara, ndërsa kushdo që mbërrin nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të lejohen të hyjnë në vend vetëm përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Athinës.

Një ndalim i mbërritjeve nga vendet jo-BE është ende në fuqi, me përjashtim të Australisë, Japonisë, Zelandës së Re, Ruandës, Singaporit, Koresë së Jugut, Tajlandës, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Uruguajit.

Gjithashtu, në listën e ndalimit përfshihen edhe shtetasit amerikanë dhe kanadezë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet