Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka komentuar dhuratën prej 200 palë këpucësh nga Gjermania për Forcat Speciale Renea.
Ai u shpreh se Shqipëria pavarësisht investimeve nuk mund të mburret sikur nuk ka nevojë për asgjë.
A janë të trajtuar mirë sot? Dhe specifikisht për RENEA. Njerëzit kanë shprehur keqardhje kur na dhanë 200 palë këpucë
Kemi investuar për modernizimin e policisë së shtetit. Sot ka një flotë mikrobuzësh të cilët nuk i ka pasur kurrë.
Ne kemi bërë këto dhe kemi plan për të vazhduar modernizimin në shumë drejtime. Këpucët janë një episod bashkëpunimi.
Nuk është arritje. Por kur ambasada e Gjermanisë e publikon ne nuk kemi të drejtë ta paragjykojmë. Ne nuk mund të mburremi sikur nuk kemi nevojë për asgjë.