Europol aksion per mbetjet sanitare COVID-19, 102 të arrestuar në 30 shtete

Aktualitet
Europol aksion per mbetjet sanitare COVID-19, 102 të arrestuar në 30

Dy Operacione të përbashkëta të Policisë së Shtetit me Europol, Interpol dhe angjenci të tjera ligjzbatuese.

1- Operacioni i parë global i këtij lloji kundër hedhjes së paligjshme të mbetjeve sanitare COVID-19, i drejtuar nga Europol me përfshirjen e 30 vendeve si Shqipëria, Austria, Belgjika, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kanadaja, Kolumbia, Kroacia, Çekia, Estonia, Franca, Gjeorgjia, Gjermania, Greqia, Greqia, Italia, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Malta, Hollanda, Maqedonia e Veriut, Polonia, Portugalia, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Suedia, Zvicra dhe Ukraina.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Që nga shpërthimi i pandemisë COVID-19, Europol identifikoi rritjen e mundshme të rasteve të trajtuara lidhur me shpërndarjen e paligjshme të mbeturinave sanitare dhe për këtë shkak Europol nisi operacionin Retrovirus. Oficerët kryen inspektime dhe kontrolle në impiantet dhe mjetet e transportit të mbetjeve sanitare, të cilat ishin vendimtare për trafikimin e paligjshëm, ruajtjen, hedhjen dhe transportimin e mbeturinave dhe mashtrimin nëpërmjet dokumenteve.

Tridhjetë vende morën pjesë në operacionin Retrovirus, duke përfshirë Drejtorinë e Përgjithshme të Komisionit Evropian për Mjedisin, Rrjetin EnviCrime, Frontex, INTERPOL, projektin El PAaCTo dhe Rrjetin e Bashkimit Evropian për Zbatimin e Ligjit Mjedisor (IMPEL).

Rreth 280.000 inspektime dhe 102 arrestime janë kryer deri më tani, konkretisht:

• 278.291 inspektime të kryera.

• 102 arrestime.

• Ndaj më shumë se 819 subjekte dhe individëve janë marrë masa administrative.

• 800.000 € në asete të sekuestruara.

• 22 sekuestrime të mbetjeve.

2- Operacioni i dytë ndërkombëtar i drejtuar nga Europol, Eurojust dhe INTERPOL, u zhvillua për identifikimin dhe bllokimin e domeneve të faqeve të internetit që shesin mallra të falsifikuara. Kjo veprimtari kriminale ishte bërë një shqetësim në rritje për të gjitha organet e zbatimit të ligjit për shkak të shkathtësisë së kriminelëve, të cilët lehtë mund të bëjnë fitime të mëdha dhe duke fshirë gjurmët e tyre të internetit në një periudhë shumë të shkurtër kohe.

Në operacion morën pjesë Shqipëria, Austria, Belgjika, Bullgaria, Bosnja dhe Hercegovina, Kolumbia, Republika Çeke, Danimarka, Franca, Greqia, Hungaria, Hong Kong- Kina, Irlanda, Italia, Hollanda, Peruja, Koreja e Jugut, Moldavia, Serbia, Rumania, Sllovakia, Spanja, Portugalia, Ukraina, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Si pjesë e operacionit ndërkombëtar "Në faqet tona" (IOS) XI, autoritetet e zbatimit të ligjit nga 26 shtetet anëtare të BE-së dhe palët e treta, kanë sekuestruar së bashku me Europol dhe Qendrën Kombëtare të Koordinimit të të Drejtave të Pronës Intelektuale të SHBA-së, mbi 21.910 emra domenesh, që ofrojnë falsifikime dhe artikuj pirate përmes internetit.

Produkte të tilla me vlerë më shumë se 2.5 milion euro janë sekuestruar, përfshirë produkte farmaceutike të falsifikuara dhe filma pirate, transmetim të paligjshëm të televizionit, muzikë, softuer dhe produkte të tjera false.

Policia e Shtetit, është e vendosur për të punuar dhe bashkëpunuar ngushtësisht me partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në cilëndo fushë që ajo shfaqet.

ME TE LEXUARAT