Tirane/ Arrestohen 4 persona per vepra te ndryshme penale

Aktualitet
Tirane/ Arrestohen 4 persona per vepra te ndryshme penale

Tiranë

Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Arrestohen në flagrancë 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr.1, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve T.K., 25 vjeç dhe A.R., 27 vjeç, pasi në rrugën "Qamil Guranjaku", gjatë një konflikti, kanë goditur njëri-tjetrin me sende të forta.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B.K., 32 vjeç, pasi ka shkelur vendimin e Gjykatës e cila e kishte pajisur me urdhër të menjëhershëm mbrojtje dhe ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nënës së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F.M., 44 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 1.01 mg/l.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

ME TE LEXUARAT