Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Përplasje e tmerrshme kokë më kokë, sulmuesi meksikan humbet ndjenjat

Pjesa e parë e Arsenal-Wolves është mbyllur me rezultatin 1-2 për skuadrën mike. Një episod i rëndë ndodhi në minutën e gjashtë të ndeshjes së Premier League.

Këndore për vendasit dhe përplasje e frikshme kokë më kokë mes Raul Jimenez të Wolves dhe David Luiz të Gunners. Goditja palos sulmuesin meksikan, i cili humbet ndjenjat.

legit concerned for Raul Jimenez, the sound of the clash is awful pic.twitter.com/lcv3xVx8EU— Chüy (@itschuyyyyy) November 29, 2020

Panik në fushën e blertë, teksa mjekët u detyruan të përdorin aparatin e oksigjeni. Ndeshja u ndërpre për disa minuta, teksa Jimenez u transportua menjëherë me barelë drejt spitalit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet