Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Operacioni i bujshëm në Elbasan/ Gjykata lë në burg gjashtë të arrestuarit e “grupit të heroinës”

Në Gjykatë e Rrethit Gjyqësor të Elbasanit është zhvilluar seanca e vlerësimit të masës se arrestit për shtetasit Gëzim Balla dhe Gazmir Harremi, të cilët u arrestuan së bashku me Haziz Musai, Xhulio Musai, Danjel Xhelilaj dhe Endri Karaj gjatë operacionit policor të koduar “Kështjella”.

Masa e arrestit të tyre është vlerësuar e ligjshme dhe prokurori i çështjes Neritan Hoxha i ka kërkuar Gjykatës caktimin e masës “Arrest me burg” për Gazmir Harremin dhe Gëzim Ballën si pjestarë të grupit kriminal.

Ndërkaq Gjyqtari Tomorr Kullolli ka lënë në fuqi kërkesën e prokurorit. Ky operacion u finalizua me sukses me arrestimin e 6 personave nga Seksioni i Hetimit të Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Seksionin e Focës Operacionale, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Gjatë operacionit “Kështjella” u sekuestruan 4 kilogramë e 215 gramë lëndë narkotike e dyshuar heroinë dhe një sasi kanabisi. Goditja e veprimtarisë kriminale të trafikimit të drogave të forta u finalizua pas një hetimi njëmujor me metoda proaktive nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Elbasan.

Policia gjatë operacionit “Kështjella”, gjeti dhe sekuestroi gjatë kontrollit në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, në një furgon që transportonte lëndë drusore 8 pako me lëndë narkotike të dyshuar heroinë me peshë totale 4 kilogramë e 215 gramë heroinë dhe një sasi kanabisi.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet