Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Nëntori më i nxehtë/ Australi, temperatura rekord deri 40 gradë

Sidnei ka regjistruar natën më të nxehtë të nëntorit në histori me temperaturën gjatë ditës prej 40 gradësh celcius, të dielën.

Qyteti australian regjistroi një temperaturë minimale gjatë natës prej 25.4 gradësh celcius. I nxehti ka bërë që shërbimi i zjarrfikësve i Nju Sauth Uellsit të lëshojë një urdhër për ndalimin total të zjarreve në pjesën më të madhe të shtetit. Zjarrfikësit po përballen me dhjetëra zjarre të egra në shtet. Temperaturat gjatë fundjavës po ashtu janë rritur edhe në pjesë të tjera të vendit. Mes tyre janë Australia jugore dhe viktoria.

Temperatura në mbrëmje në aeroportin e Sidneit ka rënë tani në 25 gradë celcius, raportojnë mediat lokale por moti i nxehtë pritet të rikthehet nga e marta, pavarësisht se fillimi zyrtar i verës do edhe disa ditë të tjera të mbërrijë.

“Nëntori ka qenë i pazakontë, në shumë mënyra. Ne kemi parë vetëm gjysmën e reshjeve normale të shiut dhe është e mundur që ky të jetë një nga nëntoret më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë në histori”, thotë Endriu Uatkins, nga byroja e meteorologjisë.

Temperatura rekord në Sidnei u regjistrua në Observatory Hill, në lagjen qendrore të biznesit. Rekordi i mëparshëm atje i takonte 1967.

Zyrtarët i kanë këshilluar ndërkohë njerëzve të ruajnë distancën sociale në mënyrë që të pengojnë përhapjen e mundshme të koronavirusit në një kohë kur plazhet po mbipopullohen.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet