Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Në mëngjes i vdes gruaja nga COVID-19, pasdite shkon të votojë

Në Podujevë sot janë duke u mbajtur zgjedhjet për kryetar të komunës. Një qytetar nga Podujeva, Sylejman Bllaca u shpreh se edhe pse i vdiq bashkëshortja në mëngjesin e sotëm nga koronavirusi, ai shkoi që ta shfrytëzojë të drejtën e tij për të votuar për kryetar të Komunës.

“Mua më ka vdekur gruaja sot në mëngjes, si pasojë e infektimit me koronavirus. Përkundër kësaj, unë kam dalur që të votojë dhe ta shfrytëzojë të drejtën time qytetare. I lus të gjithë qytetarët tjerë që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre.

“Ani pse unë kam dhimbje për humbjen e gruas, një fjalë e popullit thotë: i gjalli me të gjallin dhe i vdekuri me të vdekurin”, u shpreh qytetari.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet